Flash News

KRYESORE

Zjarr në një fasoneri në Skrapar, flakët mbulojnë ndërtesën me punonjës brenda

Një fasoneri është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Skrapar. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mësohet se në atë moment brenda në ndërtesë kanë qenë edhe punonjës të cilët kanë dalë menjëherë jashtë.

Burime bëjnë me dije se asnjë nga punonjësit nuk ka mbetur i lënduar nga flakët dhe por kanë kaluar momente paniku pasi zjarri dhe tymin e zi kishte mbuluar gjithë ndërtesën.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa punonjësit dhe banorët  e ndodhur aty janë distancuar që të mos rrezikojnë lëndimin.

Të fundit