Flash News

KRYESORE

Zjarret në disa qarqe të vendit, reagon Meta: Autoritetet qendrore të marrin masa të menjëhershme

Zjarret në disa qarqe të vendit, reagon Meta: Autoritetet qendrore

Presidenti Ilir Meta ka reaguar së fundmi për vatrat e zjarreve që janë përhapur ndjeshëm në disa qarqe të vendit.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, kreu i shtetit ka theksuar se është duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së zjarrit

Meta ka nxitur autoritetet vendore dhe qendrore që të marrin masa të menjëhershme për të neutralizuar çdo vatër zjarri, ndërkohë që shprehet se po dëmtohen rëndë pasuritë publike, kombëtare dhe ato private.

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe  vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Të fundit