Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri Hoxhaj tregon rezervat për Shengenin Ballkanik

Zv/kryeministri Hoxhaj tregon rezervat për Shengenin Ballkanik

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Enver Hoxhaj tha se ai dhe partia e tij PDK, kanë rezerva për Shengenin Ballkanik për shkak të unionit doganor dhe Zonës së Përbashkët Ekonomike.

“Tek Mini-Shengeni kemi kritikat tona. Këto kritika nuk kanë të bëjnë me politika ditore. Në pikëpamjen tonë, korniza e parë ka qenë unioni doganor. Unioni Doganor ka qenë i propozuar prej diplomacisë serbe dhe për herë të parë një gazetë austriake në shkurt 2016 ka bërë një raport për unionin. Edhe Zona e Përbashkët Ekonomike në Ballkan është kundërshtuar nga ne. Kjo është historia sesi ne e shohim në Prishtinë të konsideruar “Mini – Shengeni”. Ne si Kosovë kemi një problem me Bosnjën. Bosnja ka me ne masa të ashpra dhe ne vendosur”, tha Hoxhaj në “Real Story” në News 24.

Ai shtoi se e ka të paqartë se si do të veprojë Albin Kurti për marrëveshje të caktuara me Serbinë, të cilat nga partia tjetër LDK-ja kanë pasur një qasje normale.

Të fundit