Flash News

KRYESORE

Zv/presidenti i PE-së: Hapja e negociatave në mars e realizueshme, por duhet punë

Zv/presidenti i PE-së: Hapja e negociatave në mars e realizueshme, por

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Dimitrios Papadimoulis mendon se Bashkimi Evropian bëri gabim që nuk hapi negociatat si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Ai gjykon se kjo mund të arrihet në mars, në samitin Zagrebit, megjithatë të dyja shtetet ballkanike kanë rezultate për të arritur.

Në një intervistë për “Abc News”ai analizon propozimin e Francës për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit.

“Së pari, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe paralelisht të diskutojmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në procesin e anëtarësimit. Greqisë i janë dashur 20 vjet që nga fillimi i procesit të negociatave në 1961 deri në anëtarësimin e saj në 1981. Pra, ne nuk po diskutojmë këtu për anëtarësim dhe është e rëndësishme të mos humbim më kohë, se kjo na çon te humbja e besimit dhe e shpresës. “, tha ai.

Papadimoulis mendon se kthesa e ish opozitës në Greqi sa i përket marrëveshjes së Prespës mund t’i shërbejë si një mësim edhe opozitës në Maqedoninë e Veriut, sepse përfitojnë të dyja vendet, qytetarët e tyre dhe rajoni.

Ndërsa në samitin e radhës, ai është optimist.

“Është e realizueshme, mund të bëhet dhe po punoj për këtë. Por preferoj të përqendrohem te arritja e rezultateve sesa te dhënia e premtimeve”.

Të fundit