Flash News

KRYESORE

100 punonjës të fabrikës bojkotojnë punën: Pronari nuk na jep lekët, i shpenzoi për fushatën e Ditmir Bushatit

100 punonjës të fabrikës bojkotojnë punën: Pronari nuk

Rreth 100 punonjës të fabrikes së këpucëve në pronësi të biznesmenit Fehmi Golemit, në qytetin e Shkodrës po protestojnë prej dy ditësh. Ata shprehen se kompania u ka mbajtur 10% të pagës me justifikimin se këpucët kanë qenë me defect, por e vërteta është ndryshe. Punonjësit theksojnë se partë u mbahen pasi biznesmeni ka shpenzuar për fushatën e Ditmir Bushatit në Shkodër, deputet i PS dhe ministër i Jashtëm.

Ata hedhin akuza ndaj pronarit Fehmi Golemi:

"U angazhua në fushatë për Ditmir Bushatin, pasi e ka ndihmuar në privatizimin e fabrikës, ndersa ne na mban 10% të pagës. Këto para kanë shkuar për fushatën", shprehen punonjësit, raportojnë mediat lokale.

Punonjësit ankohen edhe për kushtet e punës në fabrikë, mospagimin e orëve shtesë dhe punësimin e të miturve.

“Është e padrejtë kjo që bëhet. Punojmë në skllaveri, nuk kemi pushime, nuk na paguhen orët shtesë me rritje siç e parashikon ligji”, deklarojnë protestuesit.

Të fundit