Flash News

KRYESORE

"143 shkolla të reja me standarde europiane brenda 2021-shit", Rama: Rindërtimi, nga buxheti i shtetit (FOTO)

Kryeministri Rama ka bërë publike projektin për ndërtimin e 143 shkollave të reja me standarde evropiane brenda 2021-shit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon se ky projekt, në kuadër rindërtimit të vendit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të financohet nga buxheti i shtetit.

Kënaqësi e madhe dalja mbi kuotën zero e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e Shkollave😊

👉 26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e shkollës "Kajo Karafili" të Maminasit, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë👍

📚 143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam🇦🇱☀️”, shkruan Rama.

Të fundit