“70% e shqiptarëve në depresion”, psikologu: Raportimet janë të pasigurta për shumë arsye

Psikologu dhe sociologu Edmond Dragoti ka komentuar studimin e INSTAT, ku thuhet se 70% e shqiptarëve kanë rënë në depresion gjatë vitit 2018.

“Është një rast interesant fakti që bëhet një studim dhe nxjerr një shifër kaq skandaloze. Në të vërtetë raportimet janë bërë të atij niveli, në nivelin 70%, por raportimet janë të pasigurta për shumë arsye.

Fillimisht varet se cili është perceptimi i atij që është intervistuar për depresionin. Qoftë edhe një element të vetëm stresi, një mungesë parash, apo të ardhurash e pune, ai e konsideron depresion.

Depresioni është një gjendje e qëndrueshme zakonisht. Secili prej nesh, në momente të caktuara e kalon një moemnt depresioni”, shprehet Dragoti për “Mirëmëngjes Shqipëri”.

Duke publikuar videon në Facebook, psikologu shkruan: “Kur kujtojmë se jemi me depresion, dhe nuk pranojmë se jemi depresivë…”.