Flash News

KRYESORE

Afganistan/ SHBA kërkon akord me talebanët, synon tërheqjen pas luftës 18 vjeçare

Afganistan/ SHBA kërkon akord me talebanët, synon tërheqjen pas

SHBA-së i intereson një marrëveshje e mirë me talebanët në Afganistan, ndërsa dhuna në vend është shtuar edhe më shumë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha se edhe pse Uashingtoni po kërkon një akord me talebanët, kjo nuk do të thotë se do të pranonte çdo lloj kërkese.

Udhëheqësit afganë përfshirë presidentin Ashraf Ghani kanë qenë gjithnjë e më kritik ndaj asaj që duket të jetë një projekt-marrëveshje e arritur këtë javë në Doha, mes të dërguarit special të SHBA-së Zalmay Khalilzad dhe talebanëve ndërsa dhuna është përshkallëzuar.

"Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se mënyra më e mirë për të bërë përpara është arritja e një marrëveshje politike dhe po punojmë me zell rreth kësaj, kjo nuk do të thotë se do të arrijmë çdo lloj marrëveshje. Ne do të sigurohemi që të kemi një marrëveshje të mirë, e cila garanton sigurinë e vendeve tona dhe një të ardhme të shndritshme për popullin afgan", tha Esper.

Projekt-marrëveshja me talebanët, parashikon tërheqjen e mijëra trupa amerikanë gjatë muajve të ardhshëm pas 18 vitesh luftë, në këmbim të garancive se Afganistani nuk do të përdoret si bazë për të sulme militante ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Të fundit