Flash News

KRYESORE

Aktakuza për krime lufte, Hashim Thaçi para nisjes për në Hagë: Askush nuk do të mund të rishkruaj historinë

Aktakuza për krime lufte, Hashim Thaçi para nisjes për në

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do t’u përgjigjet sot pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.

Para përballjes me prokurorin special, Thaçi ka treguar për Top Channel nga aeroporti Nënë Tereza  se i është përgjigjur thirrjes njësoj si bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s, për të fituar një betejë, këtë herë me drejtësinë ndërkombëtare.

“Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do ti përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore.

E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë sepse ne duhet çdo rrethanë pavarësisht sakrificave që kemi paguar më herët dhe që përballemi edhe sot, besimi në botën perëndimore veçanërisht në aleatët tanë që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me SHBA, NATO-n dhe BE duhet ta kemi të palëkundur dhe në anën tjetër kemi pasur mundësinë o të vazhdojmë me NATO-n, SHBA e BE ose te mbetemi në duart e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje e Dhomave të Specializuara të Bartet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prandaj më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik.

Tash na mbetet të gjithë si bashkëluftëtar dhe institucione të vendit të jemi në krye të obligimeve për stabilitetin institucional për qeverisje të mirë për të shikuar nga e ardhmja ndërsa e ritheksoj se askush nuk do të mund të rishkruaj historinë. Kosova është viktimë. Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë”, u shpreh Thaçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar para dy javësh njoftoi se ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, është deponuar aktakuza në Dhomat e Specializuara.

Të fundit