Flash News

KRYESORE

Albin Kurti, kryeministri më 'jetëshkurtër' në historinë e Kosovës, vetëm 51 ditë në pushtet

Albin Kurti, kryeministri më 'jetëshkurtër' në

Albin Kurti, do të hyjë në historinë e Kosovës si kryeministri më jetëshkurtër me vetëm 51 ditë në pushtet.

Qeveria e tij u rrëzua mbrëmë me një mocioni mosbesimi nga Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro dhe 32 kundër, i inicuar nga LDK dhe partitë opozitare.

Nëse llogarisim kohën që nga 3 shkurti kur u votua zyrtarisht qeveria e tij në koalicion me LDK-në, i bie që Kurti të ketë qëndruar në zyrën e kryeministrit vetëm për 51 ditë.

Ndonëse zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt u zhvilluan normalisht, formimi i qeverisë në koalicionin VV-LDK, si dy partitë më të votuara u përballën me një ngërç që zgjati rreth 4 muaj.

Ndërkohë, kujtojmë se qeveritë e mëparshme Thaçi 1 ka zgjatur nga 2008-2011, qeveria Thaçi II 2011-2014 , kurse qeveria Mustafa (2011-2014.

Po ashtu, qeverisja e kaluar me Haradinajn në krye pati jetëgjatësi prej 678 ditësh.

Por çfarë ndodhë në kushte të tilla sipas Kushtetutës?

Pas votimit mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, sipas Kushtetutës presidenti ka përpara dy opsione: E para të nisë konsultimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, njësoj si të jetë një situatë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të caktojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë dhe e dyta është që përmes një dekreti të shpërndajë kuvendin dhe vendi të shkojë të zgjedhje të jashtëzakonshme.

Disa nga vendimet që mori Albin Kurti:

U përgjysmuan pagat e Kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre.

U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të 5 ministrave.

U aprovua mbështetja financiare për evitimin e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut.

U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019

U shfuqizua Vendimi i Qeverisë për aprovimin e Koncept Dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë

U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi. Më vonë buxhet prej 10 milionë euro për luftimin e përhapjes së pandemisë të Virusit Corona.

Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve të kotë nëpër botë

Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.

U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me grant prej 2.785.000 dollarë.

U anuluan tri vendime të ish-ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400 mijë euro.

Me 6 mars u aprovua Programi Qeverisës i Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023.

U aprovua Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, projektligj i cili u votua me 14 mars këtu në Kuvend.

U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”.

Themelimi i Komisionit te Posaçëm për parandalimin e infeksionit të virusit Korona

Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina deri më 1 prill 2020.

https://politiko.al/shkarkimi-i-albin-kurtit-vjosa-osmani-e-ldk-pse-dola-kunder-mocionit-per-rrezimin-e-qeverise/

https://politiko.al/rrezohet-qeveria-e-albin-kurtit-82-vota-pro-mocionit-te-mosbesimit/

Të fundit