Flash News

KRYESORE

Ambasadori i SHBA-së sfidon institucionet kosovare të publikojnë si e luftojnë korrupsionin

Ambasadori i SHBA-së sfidon institucionet kosovare të publikojnë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, u kërkoi ministrive dhe komunave të Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e akuzave për mashtrim dhe korrupsion. Kosnetti tha se është mjaft i interesuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Në një postim në Twitter ai nxiti komunat dhe ministritë, që t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla. “Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, shkroi Kosnetti në profilin e tij.

Të fundit