Flash News

KRYESORE

Arilena Ara në një marrëdhënie me menaxherin e saj, miqtë pranë artistes pohojnë se kanë zyrtarizuar lidhjen

Për shkak të pandemisë, Eurovision Song Contest 2020 anuloi festivalin që do të mbahej në Rotterdam (Holandë), megjithatë disa blogje Eurovizioni krijuan një platformë, ku këngëtarët do të prezantonin krijimet e tyre.

Finalja e “Eurostream 2020” u publikua në “YouTube”, por pa dyshim nuk pati aspak magjinë e Eurovizionit. Arilena Ara performoi në natën e dytë dhe në mungesë të një videoklipi, “Fall from the sky” u prezantua vetëm me versionin audio.

Shqipëria u kualifikua në finale, ku u rendit në vendin e fundit, me 63 pikë në total. Fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi Daði og Gagnamagnið, përfaqësues i Islandës me “Think about things”.

Top5 vendet e para janë: Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika. Për sa u përket pikëpyetjeve nëse Arilena do ta ripërfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm, situata mbetet ende e paqartë. Renditja në Eurostream nuk tregon asgjë, sepse qartazi Eurostream nuk është Eurovizion. Sidoqoftë, organizatorët e Eurovision Song Contest thanë në fillim të marsit se “transmetuesit mund të vendosin vetë se me çfarë do të prezantohen në Eurovizion 2021, që mund të jetë një këngë e re ose kjo e vitit 2020”.

Ndërkohë që Arilena këtë periudhë pandemie e shfrytëzoi për recitalin e saj “live” nga sheshi “Nënë Tereza”, me titull “Sounds of Silence”. E duket se këtë periudhë pandemie dhe izolimi, Arilena 20- vjeçare e ka kaluar duke shijuar romancën dhe dashurinë me menaxherin e saj, Popi Kola.

Artistja ka bërë disa postime, duke filluar nga arratisjet e tyre në natyrë, e deri te shijimi i intimitetit. Disa ditë më parë, Popi kishte ditëlindjen dhe Arilena zgjodhi ta uronte në mënyrën më të bukur. Në profilin e saj të “Instagram”-it ajo publikoi një foto, ku shfaqen të dy nga shtrati dhe krahas saj shkruan dhe fjalët e veçanta, duke e quajtur personin e jetës.

“Në përjetësi dhe më gjerë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Popi Kola. Personi im i kësaj dhe çdo jete. Të dua sot dhe për një mijë paraardhës”, shkruante këngëtarja. Ndërkaq, miq të afërt të çiftit tregojnë se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë e duke u dhënë fund kohëve kur prezantoheshin thjesht si bashkëpunëtorë në punë.

Arilena e njohi partnerin gjatë “X Factor Albania”, program ku Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Po le të ndalojmë pak te jeta private e Arilenës dhe kufirin që e ndan nga jeta skenike artisten, e cila mori famë me të dashurin që humbi në nëntor, që citohej në vargjet e Lindon Berishës, një këngë aq e ndjerë, me muzikë të Darko Dimitrov.

Në një program televiziv, e vënë para faktit që fustani i bardhë i nusërisë simbolizon virgjërinë, Arilena u pyet se cila do të ishte ngjyra e fustanit të saj të nusërisë nëse do ta vishte.

Dhe përgjigjja e Arilenës ishte: “E zeza. E zeza është në modë tashmë…”. Por kur asaj iu tha se u kuptua që nuk ishte e virgjër, Arilena reagoi: “Eee, vonë e paskeni marrë vesh…”./Panoramaplus.al

 

Të fundit