Flash News

KRYESORE

Arrestohen 5 persona në flagrancë, midis tyre një grua e shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”

Arrestohen 5 persona në flagrancë, midis tyre një grua e shpallur

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave në flagrancë, ndër të cilët edhe një grua e shpallur më parë në kërkim.

Kështu, 26-vjeçarit nga Kavaja me inicialet I.D., iu gjetën në mjetin e tij tip “BMV”, 10.5 gram lëndë narkotike kokainë.

Edhe 32-vjeçarit me iniciale E.P., gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua një lëndë e dyshuar si kokainë.

Një grua 59 vjeç me inicialet L.K., u arestua nga policia sepse Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e kishte dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ”Dhunë në familje”.

Ndërsa nga specialistët e Qakullimit Rrugor u bë i mundur arrestimi i 2 shtetasve me inicialet F. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, pasi po drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 26 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “BMË”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuko”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases L. K., 59 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit