Flash News

KRYESORE

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 9 pako kokainë dhe një sasi parash

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 9 pako kokainë

Arrestohen nga karabinierët italianë dy shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i tyre u krye në zonën e Passignano sul Trasimeno në Città della Pieve.

Dy shqiptarët u ndoqën nga policia në sajë të një kontrolli antidrogë. Fillimisht, dy autorët u përpoqën të largoheshin me shpejtësi, por nuk patën sukses.

Pas kontrollit, policia gjeti 9 pako me kokainë dhe një sasi të të konsiderueshme parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Të fundit