Flash News

KRYESORE

Arrestohet 3 persona në Durrës, u kapën me dy vepra arti të antikitetit, do t’i shisnin nga 25 mijë euro secilën

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi po tentonin të trafikonin dy vepra arti. Sipas policisë, dy veprat i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas disa javë hetimesh të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Antikat".

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

  1. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;
  2. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", e kryer në bashkëpunim”, sqaron policia.

Mësohet se statuja dhe vazo amfora ishin vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier.

Të fundit