Flash News

KRYESORE

Arrestohet 39 vjeçari që tregtonte kokainë në Elbasan

Arrestohet 39 vjeçari që tregtonte kokainë në Elbasan

Policia e qarkut Elbasan ka arrestuar në flagrancë një person i cili kishte fshehur në makinën e tij 50 doza kokainë.

Arrestimi u bë pas kontrollit të makinës të shtetasit me inicialet E.R. 39, vjeç, i lindur dhe banues në Elbasan.

39 vjeçarit ju sekuestruan edhe 7 aparate celularë dhe automjeti ku lëvizte, si dhe 20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Policia po vijon punën për ngjarjen. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Të fundit