Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari, i përfshirë në vrasjen e 2018-ës në ish-Bllok dhe trafikun e kokainës

Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari, i përfshirë në vrasjen e

Eldi Dizdari, i përfshirë në vrajsen e 4 tetorit në ish-Bllok në 2018-ën dhe një nga të arrestuarit e operacionit të madh antidrogë të zhvilluar në Itali, është kapur pas në Dubai me bashkëpunimin e Policive të disa shteteve europiane.

Dizdari është shpallur në kërkim që prej tetorit 2018, pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, teksa dyshohet se është edhe personi që ka porositur 613 kg kokainë, të kapur në konteinerët me banane të Arbër Çekajt në Portin e Durrësit.

Dizdari nihet për rolin e tij në trafikun e kokainës, teksa është bashkëshort i ish- missit shqiptar të njohur Suada Sherifi.

Dizdari është kapur gjatë operacionit ndërkombëtar të nisur fillimisht nga Italia në bashkëpunim me Shqipërinë e Holandën.

Mësohet se një kartel shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua në Firence të Italisë, dhe duket se një prej drejtuesve apo bashkëpuntorëve ka qenë Eldi Dizdari, që fshihej në Dubai pasi ishte në kërkim nga shteti shqiptar.

Eldi Dizdari njihet ndryshe dhe si Denis Matoshi teksa tashmë duhet të përballet me drejtësinë shqiptare.

Hetimi është kryer brenda një Ekipi të Përbashkët Hetimi të përbërë nga shërbimi qendror operativ i Drejtorisë Qendrore të Krimit, Ekipi Mobile i Firences, ajo Hollandeze Finec dhe Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Drogës, me koordinimin e Eurojust dhe Europol, grupe të Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit dhe Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale.

Në orën 11 në Itali, do të mbahet një konferencë për shtyp në Firence për rezultatet e operacionit, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Firences, e cila përfshinte kryeqytetin toskan dhe qytete të tjera italiane, si dhe vende të shumta të huaja. Midis të pranishmëve nënkryetari i Eurojust Filippo Spiezia, prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho, prokurori i Firences Giuseppe Creazzo.

Të fundit