Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Austri, rrëzohet qeveria e Kancelarit Kurz. Presidenti duhet të caktojë pasuesin
Parlamentarët austriakë kanë votuar në favor të një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së Kancelarit Sebastian Kurz, duke shënuar kështu fundin e pushtetit të “Partisë Popullore” të drejtuar prej tij.
Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë (FPÖ), deri pak kohë më parë aleat koalicioni në qeveri, iu bashkua socialdemokratëve të qendrës së majtë dhe ambientalistëve të majtë “Jetzt”, në mocionin e ngritur kundër Kurzit dhe qeverisë së tij.
Qeveria kujdestare e pakicës, që përfshinte ekspertë dhe punonjës të lartë të sektorit publik, u betua në detyrë vetëm javën e kaluar.
Partia liberale “NEOS” votoi kundër mocionit, duke thënë se preferonte të shmangte destabilitet të mëtejshëm politik.
Ndërsa Kurz kishte mbrojtur më herët arritjet e qeverisë së tij, teksa shpjegoi vendimin për t’i dhënë fund partneritetit në koalicion me FPÖ-në. Kjo parti është përfshirë nga skandali i korrupsionit i shpërthyer më herët gjatë këtij muaji, kur kreu i saj Heinz-Christian Strache u shfaq në një videoregjistrim duke ofruar favore ndaj një investitoreje të supozuar ruse.
“Ishte e qartë për mua që kjo gjë shënonte fundin e koalicionit”, u tha ligjvënësve Kurz. Por, partitë e opozitës e akuzuan atë se ishte i njëanshëm në gjetjen e fajtorit të krizës, sepse ishte zgjedhja e tij që të hynte në koalicion me FPÖ-në dhe jo një parti tjetër. Ato pretenduan gjithashtu se ai dështoi të gjente një zgjidhje ndërpartiake për situatën.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen pritet të caktojë një Kancelar tashmë që të formojë qeverinë, e cila do të duhet të sigurojë mbështetjen e Parlamentit deri në zgjedhjet e ardhshme kombëtare të përcaktuara për në shtator.