Flash News

KRYESORE

Austria jep 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, zbeh shpresat për integrimin në BE: Nuk ka unanimitet në Këshill

Austria jep 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, zbeh

Austria ka ofruar një fond solidarizimi prej 200 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit në Shqipëri.

Ministri Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, ministrin në detyrë, Gent Cakaj tha se Austria ka ofruar 200 mijë euro për familjet e prekura.

Nga ana tjetër, ai foli edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Schallenberg tha se Austria e ka mbështetur Shqipërinë për çeljen e dritës jeshile, por në Këshill nuk ka unanimitet të të gjitha vendeve anëtare.

“Austria ka ofruar mbështetjen e saj dhe ne duam të hapet drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në BE. Kjo ka të bëjë me kredibilitetin, kushtet janë plotësuar dhe tani Brukseli do japë mendimin.

Jemi para diskutimeve të vështira, nuk ka unimitet në këshill, por miqtë mund të mbështeten te ne dhe ne kemi një qëndrim të fortë për ju”, tha ministri i Jashtëm austriak.

Të fundit