Flash News

KRYESORE

“Ballakumja anti-kushtetuese", Manjani: Nuk dihet se ku, në Tiranë, Elbasan apo rrugës qeveria mori vendimin

“Ballakumja anti-kushtetuese", Manjani: Nuk dihet se ku, në

“Ballakumja anti-kushtetuese e radhës”, kështu e quan ish-ministri  Ylli Manjanin vendimin e ri te qeverisë të marrë me 13 mars për pezullimin përkohësisht të dhënies së Titujve të Pronësisë mbi tokën.  

Manjani shkruan se asnjë rrjesht i ligjeve nuk lejon qeverinë të pezullojë dhënie titujsh duke e konsideruar dhunim të kushtetutës një vendim të tillë. 

Reagimi i Ylli Manjanit:

Antikushtetushmëria e qeverisë vijon! Është bërë rutinë. Më datë 13 mars 2018, nuk dihet saktë se ku (në Tiranë, Elbasan apo rrugës), qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht dhënien e Titujve të Pronësisë mbi tokën.

Që të kuptojmë problemin: dhënien e Titujtve Pronësisë në Republikën e Shqipërisë e ka bërë Parlamenti me ligje të posaçme.

Asnjë rrjesht i atyre ligjeve nuk lejon qeverinë të pezullojë dhënie titujsh! Asnjë!

Pezullimi ndodh vetëm si masë procedurale e përkohshme përgjatë një procedure hetimore (penale apo administrative). Por jo si e drejtë e qeverisë!

Qeveria nëse çmon se duhen pezulluar ato ligje, duhet të propozojë ndryshimin e tyre në Parlament, por jo të anashkalojë zbatimin!

Misioni Kushtetues i Qeverisë është të zbatojë ligjet e shtetit dhe jo të pezullojë zbatimin e tyre!

Për më tepër e drejta e pronës është e drejtë themelore që rregullohet direkt nga Kushtetuta!

Duke pezulluar të drejtën që e fiton shtetasi nga vetë Kushtetuta, qeveria dhunon direkt Kushtetutën!

Jo vepër, por kryevepër penale e qeverisë, quhet kjo gjë!

Nuk po merrem këtu fare me argumentat e tjera të natyrës politike, si premtimi për të mbyllur shpërndarjen e titujve. Nuk ja vlen kjo gjë se ska më as turp e as fytyre politike kjo qeveri!

Por, përgjegjësinë ligjore ndaj dhunimit të të drejtave kushtetuese të shtetasve, të paktën duhet ta evidentojmë.

Në kushte normale Instirucionet e ndjekjes penale duhet të veprojnë. Por edhe ata funksionojnë si fasoneri, me material porositësi...

E gjithë kjo ndodh në kushtet kur shteti nuk ka as Gjykatë Kushtetuese.

Kështu ndodh gjithnjë kur qeveria shitet në publik “edhe më e mirë se vetë zoti...”

Zoti na ruajt! Po shenjat janë të këqija.

Të fundit