Barometri i Ballkanit: 50% e shqiptarëve paguajnë ryshfet për të marrë shërbim mjekësor

Barometri i Ballkanit, në një studim të tijin  ka dalë në përfundimin se shqiptarët të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor, paguajnë ryshfet për të marrë këtë shërbim.

Sipas të dhënave, 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale vitin e kaluar paguan para nën dorë për tu kuruar.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo shifër është gati 5 herë më e lartë.

Ky fenomen nuk prek vetëm mjekësinë. Edhe arsimi mbetet problematik.

Vitin e kaluar13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind, sipas Barometrit të Ballkanit.

Në kuadër të vrojtimit të bërë nga barometri i Ballkanit, tregohet se Shqipëri ka një nivel të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat.