Flash News

KRYESORE

Basha akuza Ramës: Po shfrytëzon fatkeqësinë nga tërmeti për të mbyllur mediat kritike

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në twitter, pas deklaratave të kryeministrit Rama ndaj mediave, të cilat i paralajmëron herë pas here për mbyllje me argumentin se përhapin panik te qytetarët lidhur me tërmetet.

Në datën 30 nëntor u mbyll faqja, JOQ, Jeta osh Qef. AKEP, i ka bllokuar domain-in JOQ, duke pamundësuar vizitimin e JOQ nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri.

Kujtojmë se edhe sot kryeministri Rama ka paralajmëruar ashpër mediat.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri i paralajmëron se në sajë të gjendjes së jashtëzakonshme, do të merren masa të rrepta, teksa i referohet rasteve në Japoni me median private.

“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat!”, shkruajti Rama ndër të tjera.

Reagimi i Bashës

 “Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.”

 

Të fundit