Flash News

KRYESORE

Besnik Mustafaj: Basha s’e konkurron dot Berishën, ç'i thashë kur më pyeti se çfarë mendoj për të

Besnik Mustafaj: Basha s’e konkurron dot Berishën, ç'i

I ftuar në një bashkëbisedim me studentët në UET, Besnik Mustafaj iu përgjigj pyetjeve jo vetëm nën cilësinë e shkrimtarit, por edhe si person aktiv në jetën politike.

I pyetur se se çfarë mendon se duhet të bëjë lidershipi i PD apo vetë partia për t’u rikthyer në pushtet, Mustafaj tha se Bashës i duhet një ekip me potenciale të forta politike që sipas tij i mungon.

“Unë kam një komunikim me Bashën dhe në kohën kur u bë kryetar kam dalë me tezën që e kam mbrojtur publikisht duke e sugjeruar të futet në një fushatë të stilit amerikan, ku të gjithë kandidatët të bëjnë me njëri tjetrin një garë të ashpër si në Amerikë.

Kur më ka pyetur se çfarë mendoj për të, i kam thënë që si lider nuk e konkurron dot Berishën dhe nuk e bën dot atë model, prandaj i kam sugjeruar të krijojë një ekip, ku ai të mundet të jetë i pari. Shqiptarët duan të shikojnë një ekip me potenciale të forta politike dhe kjo i mungon Bashës”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit