Flash News

BLOGU I EKONOMISË

A janë të besueshme fondet private të pensioneve? A të bëhemi pjesë?

A janë të besueshme fondet private të pensioneve? A të

I nderuar lexues,

Fondet e pensioneve janë skema të mbështetjes financiare të individëve që transferojnë kursimet e tyre sot, për t’i përdorur në një të ardhme kur nuk do jenë në gjendje të punojë e të fitojë të ardhura të mjaftueshme (pra në pension). Këto skema janë shtetërore dhe të administruara nga institucione publike sic është Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) në Shqipëri, ku kontributi është i detyrueshëm. Por mund të jenë edhe skema private të administruara nga institucione financiare me kapital privat të licensuara nga autoritetet kompetente në vend. Një tjetër karakteristikë e këtyre institucioneve private është edhe fakti që i investojnë fondet në instrumente financiare për të shumëfishuar në afatgjatë fondet e investuara nga kontribuesit. Kjo do t’u mundësonte kontribuesve më shumë të ardhura kur të vijnë në moshën e pensionit.

Pse duhet të përfshihemi në këto skema vullnetare? Sepse na sigurojnë të ardhura ekstra përvec pensionit që marrim nga skema e detyrueshme shtetërore (ISSH). Gjithashtu, në ndryshim nga fondet shtetërore, këto fonde investohen dhe shumëfishohen e për rrjedhoja ka më shumë të ardhura për përfituesit. Një tjetër përfitim që keni nga angazhimi në këto skema vullnetare është përjashtimi nga detyrimi për pagesën e tatim fitimit. Qeveria me qëllim nxitjen e këtyre skemave private të pensioneve nga qytetarët, ka përjashtuar kontributet në këto fonde private pensionesh nga detyrimi për pagimin e taksave. Me fjalë të tjera shuma që investoni në një fond pensionesh privat nuk tatohet me 15% nga rroga juaj, por zbritet, cka përbën një përfitim jo të vogël për qytetarët. Dhe e fundit, kontributi minimal në këto skema është në nivele modeste prej vetëm 1.000 lekësh në muaj duke i dhënë mundësinë kujtdo që të bëhet pjesë, e të përfitojë. Fondet e penisoneve private janë subjekte të licensuara dhe mbikëqyrura në mënyrë rigoroze nga institucionet rregullatore. Në Shqipëri institucioni përgjegjës është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

U përgjigj Artan Gjergji. Lexo biografinë e tij.

*.*.*

Keni një pyetje për ekspertët tanë? Dërgojeni duke klikuar këtu!

*.*.*

Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)

Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.

Të fundit