Flash News

BLOGU I EKONOMISË

Inflacioni na është bërë kryefjalë në muajt e fundit, dhe janë rritur jo vetëm cmimet por edhe kostot e kredive. Ç'duhet të bëjmë për t’u mbrojtur?

Inflacioni na është bërë kryefjalë në muajt e

E nderuar lexuese. Inflacioni është një fenomen ekonomik që ka të bëjë me rritjen e cmimeve në masë për mallrat dhe shërbimet që blejmë cdo ditë në jetën tonë të përditshme. Padyshim që ky fenomen është jo pozitiv dhe vjen nga arsye të ndryshme. Psh kësaj radhe lufta në Ukrahinë ka sjellë rritjen e lëndëve të para të rëndëisishme si nafta, gazi, dritherat, litiumi etj., ku Ukrahina është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë. Inflacioni është një barrë dhe kosto që shkarkohet në xhepat e qytetarëve në formën e rritjes së cmimeve (tregtarët nuk e mbajnë vetë, por e pasqyrojnë nëpërmjet cmimeve tek konsumatori fundor).

Për të frenuar këtë fenomen negativ në ekonomi, bankat qendrore përdorin një instrument mjaft efikas sic është rritje e normave të interesit të huamarrjes së parasë mes bankave. Kjo sjell interesin e agjentëve ekonomkë për të përfituar nga interesat e larta në depozita dhe i nxit ata që të heqin dorë nga konsumi dhe kursimet e tyre t’i mbyllin nëpër banka apo investojnë në instrumente financiare. Tërheqja e parasë nga tregu, redukton kërkesën për blerje mallrash, cka bën presion mbi tregtarët për uljen e cmimee, duke shërbyer is ilac shërues kundër inflacionit. Por ashtu si cdo ilac, edhe rritja e normave sjell kosto anësore sic është rritja e kostos së parasë dhe për rrjedhojë rritja e kostove të kredisë (qëllimi ai është, të jepet sa më pak kredi, që të ketë sa më pak para në qarkullim).

Nëse kredia juaj është në valutë të huaj, jeni në favor pasi mund të bleni valutën për të paguar këstin e kredisë me më pak lekë. Ky efekt pozitiv do të balancojë disi efektin negativ që ju vjen nga rritja e këstit për shkak të normave më të larta. Por, nëse kredinë e keni në lekë, atëherë jeni i ekspozuar shumë më tepër. Për rrjedhojë duhet të gjeni mënyra për reduktimin e këtij ekspozimi. Me fjalë të tjera duhet të bëni të pamunudur të reduktoni vlerën e principalit duke shlyer para kohe një pjesë të principalit. Nëse kni një vlerë të caktuar në depozita, mund të hiqni dorë nga depozita (norma të ulëta) dhe të shlyeni një pjesë të kredisë. Kjo pagesë e pjesshme e principalit ju ul vlerën e këstit duke ju reduktuar ekspozimin dhe koston. Një tjetër mëyrë mund të jetë zëvendësimi i një kredie me një kredi tjetër me norma më të lira (quhet shitja e kredisë në një institucion tjetër). Në rastin më drastik, kur e shikoni që nuk e përballoni dot një zgjidhje mund të jetë edhe shitja e shtëpisë (kur nuk është shtëpi e parë) me cmim më të lartë duke shlyer pjesën në bankë dhe përfituar pjesën tjetër. Zgjidhje mund të jetë edhe shitja e një aseti tjetër më pak të rënësishëm (psh makinë, motorr etj.) dhe mbyllja e kredisë para afatit.

U përgjigj Artan Gjergji. Lexo biografinë e tij.

*.*.*

Keni një pyetje për ekspertët tanë? Dërgojeni duke klikuar këtu!

*.*.*

Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)

Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.

Të fundit