Flash News

BLOGU I EKONOMISË

Kam kursimet e familjes në Euro. Duke parë rrokullisjen e euros, a mos vallë duhet t’i këmbej në lekë që të mos humbas më tej?

Kam kursimet e familjes në Euro. Duke parë rrokullisjen e euros, a mos

I nderuar lexues,

Kurset e këmbimit janë indikatorë të luhatshëm herë pas here dhe në menyrë mjaft të befasishme sepse bazohen në një grup faktorësh të ndryshëm. Kur kursimet zgjedhim t’i ruajmë në një nga valutat e forta, duhet të jemi të kujdesshëm e të mos ndikohemi nga luhatjet e përkohshme. Jo në pak raste, paniku na con në vendime të nxituara e për rrjedhojë të gabuara. Kur cmimi i një aseti ku ne kemi investuar kursimet tona (në rastin tuaj në euro), luhatet si ne rritje ashtu edhe në rënie, por ne vaazhdojmë ta mbajmë përsëri, nuk ndikohemi nga ndryshimi i cmimeve në treg. Edhe pse vlera e këtij aseti mund të ketë ndryshuar në treg. Ndikimi na vjen në rast se në panik e sipër ne vendosim ta shesim me qëllimin e kthimit në likuiditet. Përpara se të marrim vendime të tilla duhet të jemi të qartë pse po e bëjmë apo duhet ta bëjmë vetëm në rast të nevojave emergjente.

Në rastin tuaj është e vërtetë që euro në kohët e fundit ka pësuar një rënie drastike, e cila për hir të së vërtetës më shumë se një ndikim ng atregjet ndërkombëtare ka ardhur nga faktorë të tregut të brendshëm (rritja e sasisë se euros në qarkullim). Pra nuk ka baza të forta eknomike që të na bëjnë të besojmë euro duhet të ketë këtë cmim në treg. Fakti që është në këtë nivel gjykohet si një balancë (cmim) e përkohshme për shkak të lëvizjes së ekuilibrave kërkesë/ofertë (në këtë rast ka shumë ofertë ndaj i bie cmimi). Me fjalë të jera kemi një nëncmim të euros, ose thënë ndryshe cmimi është më poshtë se duhej të ishte. Si përfundim, sa kohë nuk keni nevojë emergjente për likuiditete, mos nxitoni të ndryshoni pozicionin e kursimeve tuaja në lek, ose maksimumi mund të këmbeni një pjesë të vogël (jo më shumë se 30%) në lek apo në një valutë tjetër të fortë (USD, ap GBP apo Franga Zvicerane), për të mundësuar një diversifikim të rrezikut, dhe krijuar një mbrotje më të mirë.

U përgjigj Artan Gjergji. Lexo biografinë e tij.

*.*.*

Keni një pyetje për ekspertët tanë? Dërgojeni duke klikuar këtu!

*.*.*

Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)

Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.

Të fundit