Flash News

BLOGU I EKONOMISË

Që në kohën në COVID kam filluar të provoj të bëj blerje online, kryesisht rroba. Por fatkeqësisht jo në pak raste porositë vijnë jo korrekte sic duken në fotografi apo sic paraqiten nëpër oferta. Cfarë më sugjeroni të bëj në mënyrë që të mos mashtrohem?

Që në kohën në COVID kam filluar të provoj të

E nderuar lexuese,

Në radhë të parë ju përgëzoj për faktin që keni hedhur një hap të rëndësishëm në sjelljen tuaj konsumatore. Tregtia online konsiderohet si e ardhmja e tregtisë së shërbimeve dhe mallrave, ndaj jeni në trendin e duhur dhe vazhdoni kështu. Sa i përket problematikës së mashtrimeve në blerjet online, duhet thënë që përtej mbrojtjes që na mundëson kuadri ligjor apo institucionet shtetërore, koncepti i mbrojtjes së konsumatorit duhet të fillojë së pari nga vetvetja. Kjo do të thotë që së pari duhet të fillojë me informimin tuaj si  konsumatore në lidhje me të drejtat tuaja (psh ligji ju garanton të drejtën e kthimit t mallit brenda 14 ditëve etj.).

Gjithashtu legjislacioni u kërkon edhe subjekteve tregtare online që të kenë një faqe interneti, të kenë një adresë të publikuar, një kod fiskal të identifikueshëm, të shesin me fatura fiskale etj., por një pjesë e konsiderueshme e shitësve online sot janë informalë pasi nuk plotësojnë asnjë nga kriteret e mësipërme. Për rrjedhojë, për shkak të dëshirës së madhe për fitime të padrejta, jo në pak raste janë abuzivë, duke qenë të bindur që nuk mund të identifikohen apo penalizohen. Ambjenti më i përshtatashëm për të bërë abuzime të tilla padyshim që janë rrjetet sociale, të cilat u japim mundësinë abuzuesve që të humbasin gjurmët pa u përballur me konsumatorët e tyre, apo pa marrë përsipër përgjegjesitë ligjore.

Problemi është se shpesh konsumatorët rendin pas cmimeve të ofertave në rrjtet sociale, duke neglizhuar pothuajse në cdo rast sigurimë e shitësit online. Cfarë duhet të bëjë një konsumator? Të orientohet drejt tregtarëve online që janë seriozë, që kanë jo vetëm llogari në rrjetet sociale, por edhe adresë, pika kontakti si nr. telefoni apo email etj. Gjithashtu një tjetër indikator i rëndësishëm në lidhje me sigurinë e shitësit është nëse ofron mënyra pagese në formë elektronike (kartë krediti, QR code, pagesa elektronik etj.). E fundit por jo më pa e rëndësishme është që tregtari duhet të ofrojë informacion edhe në lidhje me të drejtat e konsumatorit apo të drejtën dhe mënyrat e kthimit të mallit.

Të gjithë këto elementë të thjeshtë tregojnë që biznesi është serioz dhe që mund t’i besoni. Një tjetër indikator është përfshirja e këtyre bizneseve në shoqata biznesi që tregojnë angazhimin e tyre afatgjatë dhe seriozitetin e tyre në këtë industri. Në Shqipëri tashmë është krijuar Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA), e cila mbledh reth vetes disa prej bizneseve më serioze që shesin online në Shqipëri.

U përgjigj Artan Gjergji. Lexo biografinë e tij.

*.*.*

Keni një pyetje për ekspertët tanë? Dërgojeni duke klikuar këtu!

*.*.*

Refuzim për Përgjegjësi Ligjore (Disclaimer)

Kjo faqe interneti dhe blog me pyetje përgjigje është një rubrikë me karakter informativ, e cila në vetvete ka për qëllim informimin dhe edukimin pa pagesë të qytetarëve, në lidhje me cështje të ndryshme ekonomike e financiare. Portali Politiko dhe Ekspertët që u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, as vec e vec e as së bashku, nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore për cdo veprim që ndërmerret dhe/apo keqpërdoret nga kushdo bazuar në informacionin e shpërndarë në këtë blog/rubrikë për qëllime edukative dhe informative.

Të fundit