Flash News

Bota

Sulm me armë në Bruksel, 2 të vdekur e disa të plagosur

Sulm me armë në Bruksel, 2 të vdekur e disa të plagosur

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Bruksel.

Mediat e huaja dyshohet se janë vrarë dy persona dhe disa të plagosur, ndërsa autori është arratisur.

Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.

Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin ‘d'Ypres’. Viktimat janë dy suedezë që kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre.

Një burrë, identiteti dhe përgjegjësia e të cilit për sulmin ende nuk janë verifikuar, mori përgjegjësinë për atë që ndodhi në profilin e tij në Facebook.

Të fundit