Flash News

Bota

A do të kandidojë Putin sërish për President? Përgjigjet Kremlini

A do të kandidojë Putin sërish për President?

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi priten me shumë vëmendje për shkak të situatës së luftës dhe pasojat e mëvonshme që mund të vijnë për Vladimir Putin. Në lidhje me mundësinë e kandidimit të tij sërish për kreun e shtetit ka folur Dmtiry Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë për mediat ruse se Putin nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale dhe gjithashtu që nuk është në atmosferë fushate pasi aktualisht është shumë i zënë.

“Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët.”

Vladimir Putin, i cili ka dhënë urdhrin për nisjen e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012.

Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm.

Të fundit