Flash News

Bota

Aksident masiv në SHBA, përplasen 158 makina, të paktën 7 viktima

Aksident masiv në SHBA, përplasen 158 makina, të paktën 7

7 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur në Luziana, SHBA pasi 158 makina u përplasën mëngjesin e së hënës për shkak të mjegullës.

Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar automjetet nga vendi i ngjarjes. Meteorologët thanë se mjegulla e dendur kishte bërë që dukshmëria të ishte në më pak se 10 metra.

Aksident masiv në SHBA, përplasen 158 makina, të paktën 7

Tymi nga zjarret në zonë, i kombinuar me mjegullën e dendur të zhvilluar në zonë herët në mëngjesin e së hënës, duke sjellë shikueshmëri jashtëzakonisht të ulët. Në disa vende dukshmëria ishte afër zeros, duke krijuar kushte të rrezikshme drejtimi.

Gjatë ditëve të fundit, Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për kërcënimin e mjegullës së dendur gjatë mëngjeseve të hershme në rajon që do të përkeqësohej në disa zona nga zjarret kënetore aty pranë.

Aksident masiv në SHBA, përplasen 158 makina, të paktën 7

Policia e Shtetit këshilloi drejtuesit e mjeteve që të përdorin dritat e gjata nëse nuk shohin të paktën 500 metra para tyre.

Të fundit