Flash News


Bota

Aksident me autobus në Turqi/ Tetë viktima dhe 35 të plagosur

Aksident me autobus në Turqi/ Tetë viktima dhe 35 të plagosur

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Turqi. Një autobus me pasagjerë që udhëtonte nga Dijarbakir në Bodrum është përplasur dhe më pas ka dalë nga rruga.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur si pasojë e sjelljes së shoferit dhe jo nga kushtet atmosferike.

Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta për trajtim të specializuar.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, katër persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në qytetin qendror të Turqisë, Kayseri.

Të fundit