Flash News

Bota

BE i “ngrin” fondet Serbisë, KE: Zbatoni rekomandimet e Komisionit të Venecias

BE i “ngrin” fondet Serbisë, KE: Zbatoni rekomandimet e

Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë mbështetjen financiare për Serbia, pas shqetësimeve për ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Vendimi lidhet me kushtëzimet që Brukseli i ka vendosur Beogradit në kuadër të procesit të integrimit.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Serbia nuk mund të përfitojë fonde nga Plani i Rritjes derisa të adresojë problemet e identifikuara në drejtësi. Ajo theksoi se një vend kandidat për në BE nuk mund të ndjekë dy drejtime njëkohësisht, duke lënë të kuptohet se Serbia duhet të përcaktojë qartë orientimin e saj.

Në një reagim për mediat, Komisioni Evropian bëri të ditur se vendimet për pagesat janë aktualisht të pezulluara dhe se situata do të rishikohet në vijim, në varësi të progresit të autoriteteve serbe.

Brukseli kërkon nga Beogradi të zbatojë sa më shpejt rekomandimet e Komisioni i Venecias.

“Për momentin, i kemi pezulluar vendimet që ndikojnë në pagesat për Serbinë dhe kjo mbetet ende në fuqi. Komisioni vlerëson vazhdimisht nëse janë përmbushur të gjitha kushtet përkatëse për mbështetje për vende si Serbia dhe në këtë kontekst do të shqyrtojmë nëse rekomandimet e Komisionit të Venedikut po zbatohen”, thuhet në përgjigjen e KE-së.

Të fundit