
Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli në Parlamentin Evropian për një pakt të ri themeltar për bashkëpunimin. Ai duhet ta bëjë Evropën dhe SHBA-në më të fortë dhe botën më të mirë.
Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen tha se pas katër vitesh të gjata, Evropa ka një mik në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që Uashingtoni dëshiron të kthehet në Marrëveshjen e Klimës në Paris është një pikë e fortë fillestare për partneritetin transatlantik. Por ajo pret që mbështetësit e Presidentit në largim, Donald Trump të vazhdojnë të kenë ndikim.
Ish-ministri i Jashtëm Joschka Fischer nuk pret që SHBA të kthehen në raportet e mëparshme
Joschka Fischer tha në Deutschlandfunk se ai e sheh plot shpresa ceremoninë e marrjes së detyrës nga Joe Biden sot dhe se shumë gjëra do të jenë ndryshe dhe më mirë. Por ai nuk ka iluzione se gjithçka do të jetë siç ishte dikur në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Mbetet të shihet nëse dhe çfarë ndryshimesh mund të sjellë presidenca e re. Nuk duhet harruar se pothuajse gjysma e elektoratit amerikan votuan për Trumpin, theksoi Fischer.
Kjo nuk e bën më të lehtë punën për Bidenin dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Harris. Fischer tha se tani e ka radhën qeveria gjermane, që të angazhohet më shumë ushtarakisht dhe për sigurinë e saj - për shembull në Mesdheun lindor. Pa Gjermaninë nuk do të ketë sovranitet evropian. Po të mos arrihet kjo, e gjitha do të ecë drejt një Trumpi të dytë, tha ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë. DW
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30