Flash News

Bota

BE thërret konferencën e donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

BE thërret konferencën e donatorëve për Turqinë dhe

Komisioni Evropian bashkë me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel për të mbledhur kontribute që do t’i vijnë në ndihmë Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit tragjik.

Sipas REL, njoftimin për organizimin e kësaj konference e ka konfirmuar Dana Spinat, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Pritet që KE të japë një ndihmë shtesë për dy vendet e prekura nga tërmeti, por njehërazi do të ketë edhe donacione nga vendet anëtare.

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se nevojat për rimëkëmbje pas tërmetit do të jenë shumë herë më të mëdha.

Të fundit