Flash News

Bota

Biden përfundon vizitën e papritur në Ukrainë: Do të shpallim sanksione për ata që ndihmojnë Rusinë

Biden përfundon vizitën e papritur në Ukrainë: Do të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në mënyrë të papritur bëri një vizitë në Ukrainë, ku takoi presidentin Volodymyr Zlensky në kuadër të përvjetorit të luftës me Rusinë.

Sipas mediave të huaja Biden mbajti një falim ku tha se SHBA do të vijojë të mbështesë Ukrainën teksa u shpreh se e kujtonte mirë fillimin e luftës.  

“Një vit më vonë, Kievi qëndron dhe Ukraina qëndron, demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju,” tha Biden.

Presidenti Biden falënderoi  vendet e NATO-s për mbështetjen e dhënë dhe përmendi ndihmën ushtarake prëj 500 milionë dollarësh që do të dërgohet gna Uashingtoni në Kiev.  Ai shtoi se SHBA dhe vendet e Perëndimit do të shpallin sanksione shtesë ndaj atyre që mbushin makineritë luftarake të Rusisë.

“Më vonë këtë javë, ne do të shpallim sanksione shtesë kundër elitave dhe kompanive që po përpiqen të shmangin sanksionet dhe të mbushin makinën luftarake të Rusisë”, shtoi ai.

Të fundit