Flash News

Bota

Biden telefonon presidenten e KE, shpreh mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Biden telefonon presidenten e KE, shpreh mbështetjen e fortë për

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Shtëpia e Bardhë bën me dije se Biden shprehu "mbështetjen e tij të fortë" për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe diplomatët e lartë të BE-së do të takohen nesër në Slloveni për të diskutuar mbi procesin anëtarësimit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila vizitoi Shqipërinë një javë më parë deklaroi se vendi ynë i ka përmbushur kushtet dhe se pritet që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda këtij viti.

Biden diskutoi me von der Leyen edhe mbi punën e rëndësishme të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE, i cili u takua në Pittsburgh më 29 shtator, për të siguruar rregullat që qeverisin tregtinë globale.

Presidenti Biden përshëndeti rinovimin e bashkëpunimit SHBA-BE mbi trajtimin e pandemisë dhe marrjen e masave për të adresuar krizën klimatike.

Biden nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë SHBA-BE në Indo-Paqësor.

Të fundit