Flash News

E-TJERA

Dom Gjergj Meta uron Papën Leon XIV: Shqiptarët kanë qenë besnikë ndaj Papës deri në martirizim

Dom Gjergj Meta uron Papën Leon XIV: Shqiptarët kanë qenë

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, ka përshëndetur zgjedhjen e Papa Leonit XIV në krye të Kishës Katolike, duke i uruar një udhëheqje të frytshme dhe të bekuar në shërbim të Kishës Universale.

Në një deklaratë publike, Dom Gjergj Meta theksoi se katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë të lidhur fort me Selinë e Shenjtë dhe me Papën, duke e dëshmuar këtë besnikëri edhe përmes martirizimit.

“Në emër të Ipeshkvinjve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike. Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të Mirë,” u shpreh ai.

Dom Meta theksoi se ndjenja e afeksionit dhe respektit për Papën shtrihet përtej përkatësisë fetare në Shqipëri.

“Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit të tyre, ushqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën Leon XIV në Shqipëri,” shtoi ai.

Të fundit