Flash News

Ditari i Opozitës

SHBA rrëzoi non-gratën/ Berisha emocionohet në Shkodër: Mirënjohje të pakufishme për Trump dhe për ju

SHBA rrëzoi non-gratën/ Berisha emocionohet në Shkodër:

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi lajmin për rrëzimin e shpalljes “non-grata” nga SHBA, duke e cilësuar si fitore të së vërtetës. Ai shprehu mirënjohje të thellë për ish-presidentin Donald Trump, që “i preu kokën gjarprit Soros”, si dhe për mbështetësit që qëndruan besnikë ndaj tij dhe Partisë Demokratike në kohë të vështira.

Berisha: Miq, e dëgjuat vetë lajmin.

E vërteta triumfoi. Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington.

Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët dhe votuat PD edhe në kohërat më të vështira.

Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve.

M,bit ë gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet.

Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Të fundit