Flash News

Bota

Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të udhëtojë të dielën në Turqi për të parë nga afër përpjekjet e SHBA-së në ndihmë të autoriteteve turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Blinken do të vizitojë bazën ajrore Incirlik, përmes së cilës Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndihma, dhe më pas do të zhvillojë bisedime në kryeqytetin Ankara mbi "mbështetjen e vazhdueshme të SHBA", tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Diplomati i lartë amerikan do të marrë pjesë gjithashtu në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku lufta e Ukrainës dhe tensionet me Kinën do të jenë në qendër të skenës dhe do të vizitojë rivalin historik të Turqisë, Greqinë, një aleat tjetër i NATO-s.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 200 shpëtimtarë dhe kanë kontribuar me një ndihmë fillestare prej 85 milionë dollarësh për Turqinë, duke vendosur helikopterët Black Haëk dhe Chinook për të sjellë furnizime në zonat më të goditura.

Vizita, e cila ishte planifikuar përpara tërmetit të 6 shkurtit që vrau afro 40,000 njerëz në vend dhe Sirinë fqinje, do të jetë e para nga Blinken në Turqi pas më shumë se dy vjetësh në detyrë.

Të fundit