Flash News

Bota

Bombardimet në Izrael, rreth 1000 ukrainas kërkojnë të evakuohen drejt atdheut

Bombardimet në Izrael, rreth 1000 ukrainas kërkojnë të

Ambasadori i Ukrainës në Izrael tha se afër 1.000 shtetas të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën ukrainase në Tel Aviv për t’u evakuuar për në Ukrainë, pas shpërthimit të luftimeve midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Ambasadori Yevhen Korniychuk i tha Radios Evropa e Lirë më 11 tetor se numri i ukrainasve që po kërkojnë të largohen është rritur dhe kjo gjë krijon një problem të ndërlikuar.

“Nuk kemi se ku t’i evakuojmë qytetarët. Ne nuk do t’i transportojmë njerëzit nga një luftë në një luftë tjetër”, tha ai. “Synimi ynë kryesor është që të largojmë sa më shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore”, tha Korniychuk.

Nga e gjithë popullata rusishfolëse në Izrael, pothuajse gjysmë milion persona janë me origjinë ukrainase.

Të fundit