Flash News

Bota

Boris Johnson heq dorë nga politika, i rikthehet gazetarisë

Boris Johnson heq dorë nga politika, i rikthehet gazetarisë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka hequr dorë nga politika dhe i është rikthyer gazetarisë.

Johnson ka nënshkruar për t'u bashkuar me kanalin televiziv "GB News".

Media njoftoi se ish-kryeministri do të luajë "një rol kyç" në mbulimin e tij të zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndërkohë Johnson, i cili ishte gazetar para se të hynte në politikë tha se do të jepte "pikëpamje të pazbardhura për gjithçka nga Rusia, Kina, lufta në Ukrainë".

"Jam i emocionuar të them se së shpejti do t'ju bashkohem në GB News. Unë do t'i jap këtij kanali të ri televiziv të mrekullueshëm pikëpamjet e mia të pazbardhura për gjithçka, nga Rusia, Kina, lufta në Ukrainë, si i përballojmë të gjitha ato sfida,"-tha ish-kryeministri britanik në njëpostim në "X".

Në vitin 2001, ai bëri kalimin në politikë, fillimisht si deputet dhe më pas në 2008 si kryetar i Bashkisë së Londrës. Në vitin 2019, ai u zgjodh kryetar i partisë konservatore dhe mori detyrën e kryeministrit.

Të fundit