Flash News

Bota

Britania kthen në shtëpi mbi 40 shqiptarë, 32 prej tyre të dënuar me burg

Britania kthen në shtëpi mbi 40 shqiptarë, 32 prej tyre të

Britania ka kthyer 42 shqiptarë që shkuan atje në rrugë ilegale. Ata mbërritën dje në aeroportin “Nënë Tereza”. Sipas mediave britanike, 32 prej tyre janë kriminelë të dënuar në total me 89 vite burg për trafik droge dhe për ndihmë të klandestinëve.

Ky është fluturimi i katërt në më pak se një muaj. Më shumë se 13,000 shqiptarë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla që nga fillimi i vitit.

Ata tani përbëjnë rreth 1/3 e emigrantëve të paligjshëm në Britani. Një burim i Home Office tha: 'Këta kriminelë shqiptarë janë kthyer aty ku e kanë vendin, në vendin e tyre.

Ata kryen krime të rënda në MB dhe për këtë arsye nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu. Qeveria nuk kërkon falje për largimin e tyre. Ne do të vazhdojmë të godasim kriminelët e huaj dhe ata që nuk duhet të jenë më këtu."

 

Të fundit