Flash News

Bota

Danimarka nuk u kualifikua në Botëror, ylli i Arsenalit tërhiqet nga kombëtarja

Danimarka nuk u kualifikua në Botëror, ylli i Arsenalit tërhiqet

Ylli i Arsenalit, Christian Norgaard i ka dhënë fund aventurës me Kombëtaren e Danimarkës, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit të danezëve nga kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Humbja ndaj Republikës Çeke në play-off, pas goditjeve të penalltive në muajin mars, rezultoi ndeshja e fundit e mesfushorit me fanellën kuqezi.

Futbollisti i Arsenal F.C. e bëri publik vendimin përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku shpjegoi se dëshiron të kalojë më shumë kohë pranë familjes dhe njëkohësisht t’u hapë rrugën brezave të rinj në përfaqësuesen daneze.

“Ka qenë një zgjedhje emocionale, sepse kombëtarja ka qenë gjithmonë një privilegj për mua. Por ndihem se ky është momenti i duhur për të bërë një hap pas dhe për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj”, shkroi ai në Instagram.

32-vjeçari largohet nga Danimarka me 41 ndeshje dhe dy gola të realizuar, ndërsa për disa vite ishte një nga pikat më të rëndësishme të mesfushës së trajnerit Brian Riemer.

Nørgaard u transferua te Arsenali verën e kaluar nga Brentford F.C. për rreth 11.6 milionë euro, megjithatë këtë sezon nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion me londinezët.

Të fundit