Flash News

Bota

Deklaratat e Erdogan, Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia

Deklaratat e Erdogan, Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen njoftoi se ai ka tërhequr diplomatët nga Turqia në vazhdën e komenteve të presidentit turk Erdogan të bëra më herët gjatë ditës në lidhje me luftën Izrael-Hamas. Ai pohoi gjithashtu se kjo po bëhet për të rivlerësuar marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

Në sfondin e deklaratave të rënda nga Turqia, urdhërova kthimin e përfaqësuesve diplomatikë nga Turqia për të bërë një rivlerësim të marrëdhënieve Izrael-Turqi”, shkruan ne X.

Përveç ministrit të Jashtëm, zyrtarë të lartë izraelitë kritikuan presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas deklaratave të tij ndaj Izraelit në mes të luftës së vazhdueshme kundër Hamasit në Gaza.

Ministri i Energjisë, Israel Katz, i cili do të bëhet ministër i Jashtëm vitin e ardhshëm, tha se Erdogan "ekspozoi fytyrën e tij të vërtetë" gjatë një mitingu masiv sot në Stamboll, raportoi Times of Israel.  

Presidenti turk Erdogan e quajti Izraelin si një "pushtues" ndërsa shtoi se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, përkundrazi ata janë "luftëtarë të lirisë". Ai pretendoi se fuqitë perëndimore janë "fajtorët kryesorë" pas operacioneve të ushtrisë izraelite në Gaza.

Të fundit