Flash News

Bota

Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të McCarthy

Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të McCarthy

Kevin McCarthy është shkarkuar nga posti i kryetari të Dhomës së Përfaqësuesve, pas një votëbesimi të zhvilluar.

Nga 216 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 210 votuan pro shkarkimit të McCarthy si udhëheqës i shumicës republikane në dhomën e ulët të Kongresit.

Anëtarët e partisë së tij votuan kundër McCarthy pasi ai arriti një marrëveshje me demokratët e Senatit për të financuar agjencitë qeveritare.

Nuk ka ende një zëvendësues për të mbikëqyrur shumicën republikane të Dhomës.

Kongresi ka pak më shumë se 40 ditë për të rënë dakord për një marrëveshje për të shmangur një mbyllje tjetër të mundshme të qeverisë.

Të fundit