Flash News

Bota

Erdogan: Nuk presim më asgjë nga BE, na la pas dere për 40 vite

Erdogan: Nuk presim më asgjë nga BE, na la pas dere për 40 vite

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian, i cili e ka lënë shtetin në pritje për 40 vite.

“Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që ia kemi bërë BE-së, ndërsa ata nuk e kanë përmbushur pothuajse asnjë zotim”, tha ai para fillimit të sesionit të ri parlamentar në Ankara.

Zemërimi i Erdoganit e ka burimin edhe nga një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e kritikoi Turqinë të enjten e kaluar për dënimin e një mësimdhënësi pas tentim-puçit më 2016, mbi bazat se ai e kishte shkarkuar një aplikacion të koduar për dërgimin e mesazheve të ndërlidhur me puçistët e dyshuar.

Të fundit