Flash News

Bota

Tërmetet në Turqi dhe Siri: Gati 26 mijë të vdekur, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë

Tërmetet në Turqi dhe Siri: Gati 26 mijë të vdekur,

Numri i të vdekurve ka shkuar gati në 26,000 në Turqi dhe Sirinë veriperëndimore ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Numri i vdekjeve në Turqi u rrit në 22,327 të shtunën, ndërsa më shumë se 3,553 në Siri. Kombet e Bashkuara thonë se deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të jenë të pastrehë pas tërmeteve, ndërsa gati 900,000 njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim të nxehtë në Turqi dhe Siri.

Tërmetet në Turqi dhe Siri: Gati 26 mijë të vdekur,

Qeveria siriane ka miratuar dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e goditura nga tërmeti jashtë kontrollit të saj, sipas mediave shtetërore. Turqia thotë se po punon për të hapur dy rrugë të reja në pjesët e kontrolluara nga rebelët në Siri.

Tërmetet në Turqi dhe Siri: Gati 26 mijë të vdekur,

Shpëtimet e përshkruara si të mrekullueshme vazhdojnë më shumë se 100 orë pas lëkundjeve të tërmetit të parë, ku disa persona janë shpëtuar të gjallë gati pas 6 ditëve nën rrënoja - diçka që konsiderohet si mrekulli.

Të fundit