Flash News

Bota

Çfarë po ndodh në Francë? Kërcënime të reja për bombë në Pallatin e Versajës dhe 14 aeroporte

Çfarë po ndodh në Francë? Kërcënime të reja

Ditën e sotme ka pasur alarme të reja për bomba në Francë. Si të enjten, ashtu edhe sot të premten, shumë aeroporte franceze morën kërcënime për bomba.

Në veçanti, 14 aeroporte rajonale ishin objektiv i kërcënimeve dhe katër u evakuuan duke shkaktuar ndërprerje në transportin ajror francez për të tretën ditë radhazi.

Në Bordo, “sot në orën 12 të mesditës, një kërcënim i ri me bombë na detyroi të evakuonim përsëri aeroportin”, thuhet në faqen e saj të internetit. Pak orë më vonë, aeroporti njoftoi se është i hapur për pasagjerët.

Aeroportet e Pau dhe Biarritz u evakuuan gjithashtu. Aeroporti i Rennes po evakuohet për herë të tretë në tre ditë, raporton “Actu Rennes”. Në Nante, një kërcënim i ri për bombë u mor me email, por aeroporti nuk u evakuua.

Alarmi u hoq rreth orës 12:30, raporton “France Bleu Loire Océan”. Përveç këtyre aeroporteve, mesazhe kërcënuese janë marrë edhe në Lille, Beauvais, Tarbes, Brest, Toulouse, Carcassonne, Lyon dhe Nice.

Për të pestën herë që nga e shtuna, Pallati i Versajës u evakuua sot të premten “për arsye sigurie”. Pas një kontrolli, autoritetet nuk gjetën asgjë të dyshimtë dhe Pallati i Versajës po rihapet.

Të fundit