Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Çfarë shkoi keq? Pikëpyetje mbi aftësitë e shërbimeve të zbulimit të Izraelit pas sulmit të Hamasit

Palestinezët në Gaza, nuk janë asnjëherë shumë larg syve të Izraelit.
Dronë mbikqyrës ngrihen vazhdimisht në qiell. Kufiri, i sigurisë së lartë, ështe i mbushur me kamera dhe roje sigurie.
Agjencitë e shërbimeve të zbulimit mbështeten tek burimet dhe aftësitë teknologjike në gjetjen e një sërë informacionesh.
Por duket se Izraeli “i kishte sytë mbyllur” gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant Hamas, që rrëzoi barrierat kufitare të Izraelit dhe dërgoi atje qindra militantë për të kryer sulmet që lanë të vrarë qindra njerëz dhe e çuan rajonin drejt konfliktit.
Për dekada me radhë, për shkak të arritjeve të forta, shërbimet inteligjente izraelite kanë fituar lavdinë e të qenit të pamposhtur.
Izraeli ka parandaluar komplote të thurura në Bregun Perëndimor, pretendohet se ka kapur militantë të Hamasit në Dubai dhe është akuzuar për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë, pikërisht në zemër të Iranit. Edhe kur përpjekjet e tyre kanë qenë të pasuksesshme, agjenci si Mossad, Shin Bet dhe shërbimet zbuluese ushtarake kanë arritur të ruajnë këtë “lavdi mistike”.
Por sulmi i fundjavës, gjatë një festë të madhe hebraike, që e zuri në befasi Izraelin, i vë në dyshim këto aftësi dhe ngre pikëpyetje rreth gatishmërisë së vendit përballë një armiku më të dobët, por të vendosur. Mbi 48 orë më vonë, militantët e Hamasit vazhduan të luftonin forcat izraelite brenda territorit izraelit dhe dhjetëra izraelitë ishin zënë robër nga Hamasi në Gaza.
"Është një dështim i madh," thotë Yaakov Amidror, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu. “Ky operacion vërtet dëshmon se aftësitë e shërbimeve zbuluese në Gaza nuk ishin të mira”.
Zoti Amidror nuk pranoi të ofronte një shpjegim mbi dështimin, tha se mësimet duhet të nxirren pasi situata të qetësohet.
Kundër Admiral Daniel Hagari, zëdhënësi kryesor i ushtrisë, pranoi se ushtria duhet t’i japë popullit një shpjegim. Por ai tha se koha për këtë nuk është tani. "Së pari, luftojmë, pastaj hetojmë", tha ai.
Disa thonë se është shumë herët që përgjegjësia të bjerë vetëm mbi shërbimet e zbulimit. Ata vënë në dukje se për shkak të një vale dhune në Bregun Perëndimor, disa burime ushtarake u zhvendosën atje, ndërsa përmendin edhe kaosin politik që shoqëron Izraelin, lidhur me hapat e qeverisë së ekstremit të djathtë të kryeministrit Netanyahu për ndryshime në sistemin e drejtësisë.
Plani i diskutueshëm ka kërcënuar forcën bashkuese të ushtrisë së fuqishme të vendit.
Por, mungesa e të dhënave mbi planin e Hamasit pritet të paraqesë vetëm një nga shkaqet që çuan në sulmin më vdekjeprurës ndaj Izraelit, për dekada të tëra.
Izraeli tërhoqi trupa dhe banorë nga vendstrehimet në Gaza në 2005. Por edhe pasi Hamasi pushtoi Gazën në vitin 2007, Izraeli dukej se ruante avantazhin e tij, duke përdorur burimet njerëzore dhe ato teknologjike.
Izraeli pretendonte se dinte vendndodhjet e sakta të udhëheqjes së Hamasit dhe dukej se e vërtetonte këtë nëpërmjet vrasjes së drejtuesve militantë në sulmet ushtarake, ndonjëherë ndërsa ata ishin në gjumë.
Izraeli ka ditur të godasë tunelet nëntokësore të përdorura nga Hamasi për lëvizjen e luftëtarëve dhe kalimin e armëve, duke shkatërruar kilometra të tëra kalimesh të fshehta.
Pavarësisht këtyre aftësive, Hamasi ishte në gjendje ta mbante planin e tij të fshehtë. Sulmi i egër, i cili ka të ngjarë të ketë marrë muaj të tërë planifikimi dhe stërvitjeje të përpiktë dhe që përfshinte edhe bashkërendimin midis grupeve të shumta militante, dukej se nuk u kap nga aparatet e shërbimeve izraelite të zbulimit.
Amir Avivi, një gjeneral izraelit në pension, tha se në mungesë të bazave brenda
Gazës, shërbimet e sigurisë izraelite kanë filluar të mbështeten gjithnjë e më shumë tek mjetet teknologjike për të siguruar informacion. Sipas tij militantët në Gaza kanë gjetur mënyra për t'iu shmangur teknikave teknologjike, duke i dhënë Izraelit një pamje jo të plotë të qëllimeve të tyre.
"Pala tjetër mësoi se si të përballej me aftësitë tona mbizotëruese teknologjike dhe ndaloi përdorimin e teknologjisë që mund ta ekspozonte", tha zoti Avivi. Ai është president dhe themelues i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Izraelit, një grup ish-komandantësh ushtarakë.
"Ata janë kthyer në Epokën e Gurit," tha ai, duke shpjeguar se militantët nuk po përdornin telefona apo kompjutera dhe po thurnin planin në dhoma veçanërisht të mbrojtura nga mbikëqyrja teknologjike ose duke vepruar nën tokë .
Institucionet izraelite të sigurisë, e kanë parë vitet e fundit Hamasin si një palë shumë të interesuar për qeverisje, që kërkon të zhvillojë ekonominë e Gazës dhe të përmirësojë standardin e jetesës së 2.3 milionë banorëve të Gazës.
Zoti Avivi dhe të tjerët thonë se e vërteta është se Hamasi, i cili bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit, e sheh akoma këtë synim, si përparësi.
Në vitet e fundit, Izraeli ka lejuar afro 18,000 punëtorë palestinezë nga Gaza të punojnë në Izrael, ku mund të fitojnë një pagë rreth 10 herë më të lartë se në rajonin e varfër.
Institucionet e sigurisë e shihnin këtë si një mënyrë për të ruajtur qetësinë relative.
“Praktikisht, qindra, për mos thënë mijëra burra të Hamasit janë përgatitur për muaj të tërë për këtë sulm të befasishëm, pa u zbuluar”, shkroi Amos Harel, një analist mbi çështjet e mbrojtjes, në gazetën e përditshme izraelite “Haaretz”. "Rezultatet janë katastrofike".
Aleatët që ndajnë të dhëna me Izraelin thanë se agjencitë e sigurisë kishin gabuar në leximin e situatës.
Një zyrtar i shërbimeve egjiptiane të zbulimit tha se Egjipti, vend që shërben shpesh si ndërmjetës mes Izraelit dhe Hamasit, kishte folur vazhdimisht me izraelitët për “diçka të madhe”, por pa dhënë më shumë detaje.
Ai tha se zyrtarët izraelitë u përqëndruan në Bregun Perëndimor dhe nënvlerësuan rrezikun që paraqiste Gaza.
“Ne i patëm paralajmëruar se situata mund të shpërthente së shpejti dhe do të ishte një shpërthim i madh. Por ata i nënvlerësuan paralajmërimet tona”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve “Associated Press” pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat mbi përmbajtjen e ndjeshme të të dhënave të shërbimeve inteligjente.
Izraeli është përqëndruar tek plani i kryeministrit Nentanyahu për reformim të gjyqësorit, plan që ka shkaktuar përçarje në vend.
Zoti Netanjahu është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga shefat e mbrojtjes dhe një sërë ish drejtuesish të agjencive të shërbimeve të zbulimit, që ky plan, po dëmtonte forcën bashkuese të shërbimeve sekrete të vendit.
Martin Indyk, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm në bisedimet mes izraelitëve dhe palestinezëve gjatë administratës së Presidentit Obama, tha se ndarjet e brendshme lidhur me ndryshimet ligjore ishin një faktor që ndikuan në kapjen në befasi të Izraelit./voa
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41