Flash News

Bota

Furnizimi me armë i Ukrainës, Putin akuzon NATO-n: Perëndimi ka qëllim të shkatërrojë Rusinë

Furnizimi me armë i Ukrainës, Putin akuzon NATO-n: Perëndimi ka

Vladimir Putin ka akuzuar vendet anëtare të NATO-s për pjesëmarrjen në konfliktin në Ukrainë, duke furnizuar me armë këtë shtet. Në një intervistë për kanalin “Rossiya-1”, presidenti rus tha se vendet perëndimore kanë qëllimin për të shkatërruar Rusinë.

“Ata po dërgojnë armë në Ukrainë në vlerë të miliarda dollarëve. Kjo është pjesëmarrje. Kjo nënkupton që ata janë duke marrë pjesë, ndonëse jodrejtpërdrejt, në krimet që po kryhen nga regjimi i Kievit.”

Putin shtoi se qëllimi i vendeve perëndimore është për të shkatërruar ish- Bashkimin Sovjetik dhe pjesën e tij kryesore, Federatën Ruse.

“Vetëm atëherë ata ndoshta do të mund të na pranojnë në të ashtuquajturën familje të njerëzve të civilizuar, mirëpo vetëm ndaras, secilin veç e veç”.

“Çka kundërshtojmë ne? Jemi kundër faktit që kjo botë e re, që po merr formë, është duke u ndërtuar vetëm në bazë të interesave të një vendi, Shteteve të Bashkuara”.

“Tani që tentimet e tyre për të rikonfiguruar botën sipas dëshirës së tyre, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar me këtë situatë, ne jemi të obliguar që të reagojmë”, ka thënë mes tjerash Putin.

Të fundit